Arkiv për Prill, 2010

Klajdi mbi dy Rrota, me Fuqinë e Hamerit

TË DHËNAT E MOTORRIT MË TË MADH NË SHQIPËRI, DHE NDOSHTA… EDHE NË BALLKAN

Të dhënat e Boss Hoss-it që lëviz në Tiranë janë 5700cc (kubik), 450 kuaj fuqi, 8 pistona, prodhim i vitit 2000. Shasia është punuar me dy pjesë, e përparmja është shasi e Fatboy dhe e pasmja Soft Tail. Inxhinierët që e kanë projektuar dhe prodhuar këtë motorr janë ekipi i Boss Hoss-it të cilët u ndanë si bashkëpunëtorë për arsyet e tyre personale. Disa nga ata më pas krijuan një kompani që quhej American King Five dhe që rezistoi deri në 2004 për shkak të falimentimit, ndoshta nga shitjet e ulta. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

3 Koment

Albanian Eagles, Duke Rendur Rrugët në Mërgim… me Marmita të Zhurmshme

Vitet 90′ shkaktuan në Shqipëri transformime të mëdha në jetët e shqiptarëve të brenda “kufijëve” të Republikës së vogël të Ballkanit, por jo vetëm kaq. Kjo kohë e rënies së “Murit të Berlinit” shënon edhe dallimin midis dy brezave, të njërit me ëndrra që ndoshta nuk arriti kurrë t’i plotësojë, me atë të një brezi të ri që lindi pas të 90-tave i cili këto ëndrra mund t’i bëjë realitet dhe t’i jetojë pa asnjë çensurë të kohës.

Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

4 Koment