Arkiv për kategorinë nga C.M.A. Albania

Garë Motokrosesh në Surrel – Tiranë

TË DIELËN, DATË 19 DHJETOR 2010, NË ORA 12:00

bëhet GARA SHQIPTARE ME MOTOKROSE pistën e Surrelit, e organizuar nga CMA Albania, Rally Albania, dyqani MotoTirana, dhe çunat motokrosistë të Tiranës.

Posteri i Garës me Motokros Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

Lini një koment

Përshëndetje nga Matti Natri

Është nder & kënaqësi  për mua t’iu përshëndes me anë të këtij Blogu

Unë e kam shijuar shumë ngarjen me motorristët shqiptar si me motorra sportiv por edhe me motorra Harley, dhe tani për më shumë se 2 vjet me C.M.A. Albania. Qëllimi i C.M.A.-së është që t’i shërbejë komunitetit të motoçiklistëve.

Doja t’u kujtoja të gjithë ne motorristëve tani që po çel sezoni i motorave, rreth sigurisë së lëvizjes me motorr. Është shumë e rëndësishme që të mbajmë mend sesa e vlefshme është jeta e njeriut, e jona apo edhe e të tjerëve. Disa aksidente nuk mund të shmangen, por në të shumtat e rasteve po… Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

Lini një koment

Toyrun i Parë në Shqipëri

TOYRUN – RENDJA PËR LODRA E PARË NË SHQIPËRI

Një pasdite të mbledhur për barbecue (mish t’pjekur në zgarë) bashkë me djemtë e dhe gratë e CMA’së, kishim ftuar edhe anëtarë të Motorklubit Shqiponjat e Rrugëve për të kaluar së bashku pasditen tek shtëpia e Mattit, Presidentit të CMA Albania. Aty për aty u hodh ideja nga Juliani (anëtar i CMA’së) për të organizuar një Toyrun, të parin në Shqipëri. Pasi kjo ide u pëlqeu edhe çunave të Shqiponjave, u vendos që ta organizonim seriozisht së bashku këtë aktivitet.

Çfarë do të thotë Toyrun? Në anglisht kjo fjalë do të thotë Rendje për Lodra, dhe i referohet një aktiviteti që bëjnë grupe ose motorklube për të mbledhur lodra ku të munden. Përgjithësisht këta motorrist i hypin motorrit dhe shkojnë derë më derë ose në organizata të posaçme që kanë lidhje me fëmijët, për të gjetur lodra të cilat t’u dhurohen si bamirësi të vegjëlve jetim ose që janë me aftësi të kufizuar. Të gjithë ne kemi qënë të vegjël një herë, dhe tani që jemi rritur lodrat nuk na hynë në sy (po mos e quajmë edhe motorrin që ngasim lodër 🙂
Megjithatë mund të jemi bërë baballar ose të kemi dhembshuri për fëmijët që nuk i kujton askush, prandaj dhe duam t’i bëjmë një dhuratë sikur vetëm një herë në vit këtyre fëmijëve të vetmuar. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

Lini një koment