Arkiv për kategorinë motokrose

Gara e Parë për Vitin 2013 me Motokrose në Tiranë

Ditën e dielë datë 17 Mars, Motocross Tirana & City Park organizojnë garën e parë të kampionatit në Supermoto për vitin 2013.

Me rastin e hapjes së kampionatit do të kemi kënaqësinë të kemi të ftuar Harley Davidson Group me garën e tyre në Easy Rider.

Provat zyrtare ditën e shtunë ora 16.00. Gara starton diten e dielë në orën 11.00. Regjistrimet për Supermoto pranohen ditën e shtunë dhe të dielë deri në orën 09.00.

Ju mirëpresim në këtë fundjavë të këndshme.

 

motocross_tirana

Lini një koment

Gara e Fundvitit me Supermoto në Kartodrom 3, nga Motocross Tirana

Me sezonin e festave të fundvitit, motorklubi Motocross Tirana të fton të festosh të dielën datë 23 Dhjetor në garën e fundit per Vitin 2012, në kategorinë supermoto në pistën e Kartodrom 3 në Tiranë.

Gara_Fundvitit_2013-MT-lowres

Provat e lira dhe regjistrimet Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

Lini një koment

Gara me Motokrose në Gjilan, 28 Tetor ora 10:00

Për të apasionuarit pas sportit dhe garave të motokrosit, Motokros-Klubi “MC 06” në Gjilan ka kënaqësinë të ftoj të gjithë motoristët të marrin pjesë ose të ndjekin garën Enduro këtë të dielë, dt 28 Tetor në ora 10:00 në Gjilan, fshati Stanishor.

Shtegu për garim është 8 km i gjatë për një xhiro, kurse Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

1 Koment

Gara e Motokroseve të Dielën 21 Tetor në Durrës

DURRËS TEAM MOTORSPORT

këtë të dielë dt 21 Tetor 2012 në ora 9:00

ka nderin të të ftojë në garën e rradhës së

Kampionatit Kombëtar të Motokrosit shqiptar.

Gara do të mbahet pranë portit të Durrësit. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

1 Koment

Ekzibicion Motokrosistësh në 22-23 Shtator në Sheshin Nënë Tereza, Tiranë

Ndoshta ua ka zënë syri tashmë nëpër rrugët e Tiranës disa postera dhe automjete reklamuese si edhe në televizion një lajmërim si ky më poshtë:


datë 22 dhe 23 shator e gjithë fundjava në sheshin Nënë Tereza në Tiranë do të jetë e mbushur dhe e gjallë nga një festë shumë e veçantë, me muzikë live, argëtime dhe me sporte ekstreme motokrosistësh:
Ejani të kalojmë një kohë së bashku në TiranaFest!

E veçanta e këtij aktiviteti për motoristët janë dy motokrosistët amerikan  Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

1 Koment

Gara e Motokroseve 24 Qershor Divjakë

Të dielën në datë 24 Qershor motorklubi Motocross Tirana në bashkëpunim me Kartodrom 3 dhe në mbështetje nga Bashkia Divjakë organizojnë garën për motokrose dhe supermoto në bregdetin e Divjakës.

Gara do të zhvillohet në një terren ranor të qëndrueshëm dhe Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

Lini një koment

Nis Kampionati 2012 i Garave Supermoto dhe Motocross

Shoqata “Motocross Tirana” me Federatën Shqiptare të Motoçiklizmit çelin sezonin e ri të garave me Kategoritë SUPERMOTO (Motorad) dhe MOTOCROSS (Scooter Papaqe) në pistën Kartodrom 3.

Regjistrimet kryen ditën e shtunë dt.18 në Kartodrom 3. Tarifat për regjistrimin në garë janë: Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

1 Koment

Gara MX e Fundvitit në Surrel, të dielën 20 Nëntor

TË DIELËN, 20 NËNTOR 2011,
MOTOCROSS TIRANA FTON TË GJITHË GARUESIT DHE SPORTDASHËSIT E MOTOKROSEVE NË GARËN E FUNDVITIT NË SURREL

Ne nuk trembemi nga të ftohtët! Eja edhe ti të përjetosh garën e fundvitit 2011! Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

1 Koment

Gara e Motokroseve në Surrel, 2 Tetor 2011

Shoqata MOTOCROSS TIRANA
fton të gjithë motokrosistët e Tiranës dhe të trevave shqiptare
të garojmë sëbashku këtë sezon…

Vendodhja e Pistës MX Surrel, për ata që nuk e dinë Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

1 Koment

Balkan Offroad Marathon 2011

Këtë vit Ekipi ORGA organizon sërish “Maratonën Jashtërruge të Ballkanit 2011” garë që zhvillohet në 3-11 shtator duke ofruar përsëri emocione të paharrueshme, shtigje të reja, vende piktoreske në rrugëtimin në natyrën e Bullgarisë dhe të Greqisë.

Në këtë edicion qendra e garuesve do të jetë në qytetin e Kardzhialit që rrethohet nga një liqen i mrrekullueshëm në Bullgari, dhe organizatorët e garës do të përqendrohen në hotel “Arpezos” në qendër të qytetit.
Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

Lini një koment