Karburanti i të Krishterit

BIBLA PËR MOTOÇIKLISTË NË SHQIP

(versioni online pa dhjatën e re)

Kliko mbi bibël për t’i dhënë gaz zemrës duke e mbushur shpirtin me Frymën e Perëndisë… udhëtimit në jetën në bashkësi me Krijuesin e maleve, fushave, deteve… Zotin e të gjitha panoramave që ecim mbi motorin që e duam kaq fort.

Kjo Bibël, përveç Dhjatës së Re, përmban edhe dëshmi të ndryshme nga motorist dhe persona që kanë përjetuar mrekullinë e njohjes me Shpëtimtarin e njerëzimit, i cili na çliron nga mëkati që është pengesë për bashkësinë tonë me Krijuesin, nga mëkati që na bën robër të botës që jetojmë në mish. Ato dëshmi flasin për shpresën që është në Zotin Jezus Krisht, dhe për Hirin dhe dashurinë e pafund që Ai ka dhe që na e dhuron në momentin kur i rikthehemi Atij (kur pendohemi). Por a e njohim Atë dhe a e pranojmë ne dashurinë e Tij? Sepse dashuria nuk njeh imponim dhe dhunë…

  • Nëse dëshiron një kopje të printuar të kësaj Bible xhepi, dhe nëse nuk më njeh, mos ezito të më çosh një thirrje ose të më shkruash këtu një koment. Do të vijë vetë të ta sjell me motor tek ty pa asnjë detyrim.
  • Nëse do të takohesh me vëllezër motorist të krishterë, mund të na çosh një zile ose të na gjesh në:

Asambleja Protestante Ndërkombëtare
në Rrugën Mustafa Matohiti në Tiranë
Kontakti: Drini Nosi

+355 68 4055500


Zoti të Bekoftë me Hirin e Tij, e të mbroftë në çdo rrugë dhe moment të jetës tënde!

  1. Gara MX e Fundvitit në Surrel, të dielën 20 Nëntor « DITARI I MOTOÇIKLISTËVE

Lini një koment