2020-ta nis me MC Eagles Albania

Viti i Ri 2020 nis me formimin e një grupi të ri motoristësh në Shqipëri. Pak ditë para festës së Krishtlindjes, nis rrugëtimin edhe grupi MC EAGLES ALBANIA si pjesë e grupit të mirënjohur nga Prizreni, Sh.M.P Shqiponjat.

MC Eagles Albania

MC EAGLES ALBANIA

Shoqata e Motoçiklistëve të Prizrenit është themeluar zyrtarisht në pranverë të vitit 2005 me anëtar themelues të ndjerin Bujar Isaja, një ndër kampjonët e motoçiklizmit shqiptar të të gjitha trevave shqiptare.

Bujar Isaja

Bujar Isaja, themeluesi i MC Eagles

Të njohur edhe ndërkombëtarisht si MC EAGLES edhe për shkak të anëtarësimit në 2010 në grupin e madh EuroBikers and Charity, të cilët sigurojnë dhe transportojnë ndihma të ndryshme humanitare për shtresa të ndryshme në nevojë, tashmë grupi po e shtrin praninë e vet me anëtarë edhe në Shqipëri.

Kryetari i MC EAGLES është Mërgim Jonuzi, dhe më shumë rreth grupit mund të shfletoni në faqen e tyre në  Facebook: https://www.facebook.com/pg/MC-Eagles-114947908598484/about/?ref=page_internal

Anëtarët formues në Shqipëri janë motorist të mirënjohur e kampjon në shumë gara motoçiklizmi, ku spikat Dritan Shabani disa herë pjesmarrës në garat e AMF-së (Albanian Motorcyclist Federation), piloti e avokati Elvin Bajko, doktori Landi Muça, Edvin Sllaku, Ahmet Mamaj dhe Erjol Bylykbashi me përvoja të panumërta në udhëtime jashtë rrugëve të asfaltuara, në guida e pjesmarrje në motofesta.

MC EAGLES ALBANIA në Prizren

Çunat MC EAGLES Albania natën e marrjes së Emblemave në Prizren

Grupi MC EAGLES ALBANIA ka një njohje të hershme mes tyre si shoqëri motoristësh që tashmë kurorëzohet në këtë grupim me emblemën e miqëve nga Kosova MC EAGLES, të cilët mund të ndiqen edhe në facebook në Faqen e tyre: https://www.facebook.com/Mc-Eagles-Al-102609541252981/ 

Tashmë këta çuna do të shihen duke rendur me moton “Çfarëdo të jetë, është më mirë në erë” të qëndisur në ëmblemën tre-copëshe me simbolika plotë vlera që përshkruajnë në jelek këto kuptime ku bazë janë ngjyrat e Zezë dhe të Artë. Më poshtë është edhe kuptimi simbolik i emblemës:

Përshkrimi i Emblemës MC EAGLES

Përshkrimi i Emblemës MC EAGLES

Grupi MC EAGLES gëzon miqësi të mirë me të gjitha Motorklubet shqiptare dhe ndërkombëtare të pranishme në rajonin e Ballkanit. 

images 2

MC Eagles me miqtë e tyre në Hells Angels MC Albania Clubhouse në Tiranë

MC Eagles Albania me Steelwings 1

MC EAGLES Albania me miqtë Steelwings MC në Clubhouse Tirana

Shkroi Drini Nosi

  1. Lini një koment

Lini një koment