Arkiv për Shkurt, 2011

Me një Harley në Vendin e Shqiponjave

Me një Harley në Vendin e Shqiponjave

Artikull i botuar në revistën FREE PRESS, faqe 26-27, datë 26 Shkurt 2011.

Prej më shumë se një viti në Tiranë është hapur dyqani Harley-Davidson. Gjiganti botëror i prodhimit të motoçikletave ka hapur tashmë dyqanin e tij të autorizuar edhe në vendin tonë. Të gjithë të pasionuarit pas motoçikletave mund të gjejnë gjithçka që dëshirojnë: motoçikleta, veshje për motorë, pjesë këmbimi dhe aksesorë të shumtë. Menaxheri i dyqanit të Harley-Davidson, Roden Serani, na shpjegon për ideimin, krijimin dhe mënyrën se si funksionon dyqani që ai drejton, i cili ndodhet pranë rreth-rrotullimit të Doganës në Laprakë.

Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

2 Koment

Çelja e Sezonit të Motoçiklizmit 2011

ÇELJA E SEZONIT TË MOTOÇIKLIZMIT 2011
nga shoqata STEELWINGS M.C. ALBANIA,
Dega VLORË, në datë 5 Mars 2011

Shoqata e Motorristëve STEELWINGS M.C. ALBANIA organizon motomeetingun e çeljes së Sezonit të Motoçiklizmit në qytetin e Vlorës. Qyteti nga paraditja deri në agim do të dridhet nga mbi 100 motorra Harley Davidson nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, nga Kosova, Maqedonia, Mali Zi, Greqia, dhe nga i gjithë rajoni. Muzikë LIVE, pije, dhe shumë surpriza! Mos mungoni!

Vendi i takimit,

në ora 11:30 hyrje të qytetit të Vlorës.

Kontakti Steelwings: http://www.facebook.com/event.php?eid=189831344370662

Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

4 Koment