Arkiv për Nëntor, 2012

MUND TË BËJ GJITHÇKA ME MOTOR PËR 100 VJETORIN E PAVARËSISË O SHQIPËRI!

Në këtë sezon jubilar festimesh për 100 vjetorin e shpalljes së mosvarjes (siç e thanë në deklaratë) të Shqipërisë së bërë më vete, atdhetarë nga të gjitha trevat e me mënyrat nga më të ndryshme po e festojnë lirinë e plotë dhe të pjesshme të shqiptarisë. Po kështu disa motorklube dhe grupe motoristësh shqiptar anembanë Evropës me motorët e ndezur po valëvisin flamurin kuqezi me zemër për kombin, vëlladashurinë dhe rendjen në motor.

Dhe ky është në fakt edhe përkufizimi i shpirtit të një motoristi të vërtetë:

Me motorin që kam mund të bëj gjithçka, mund të fluturoj kudo që më çon serbatori i mbushur me karburant, mund të rend derisa ngrysja e fuqive të mia t’më zërë në lodhje… Që të nesërmen t’i përvishem timonit të motorit për rrugë prap me veten apo me grupin. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

Lini një koment

Festa Illyrians MC për 100 Vjetorin e Pavarësisë

Motorklubi i harlistëve Illyrians MC të fton në festën me motora, birra dhe mish në zgarë për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë në motorbarin e Illyrians MC në Tiranë.

Për të bërë rrugën për në Motorbarin e Ilirianëve mbaj mend se gjendet në këtë adresë: Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

Lini një koment

Parada e 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë

Për këtë përvjetor jubilar të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, dy klubet e garuesve me makina, SpeedHunters Albania dhe Racing Club Albania në bashkëpunim me motorklubin e motoristëve “të shtrirë,” Albanian Motors nga Vlora, prezantojnë Paradën për në qytetin e Vlorës. Të gjithë që kanë dëshirë dhe mundësi t’i bashkohen karvanit të gjatë të makinave dhe motorëve të garave takimet do të jenë në 25 Nëntor në Tiranë në Sheshin Nënë Tereza dhe në Vlorë tek Xhamia. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

1 Koment

Gara me Supermoto dhe Makina për 100 Vjetorin e Pavarsisë në City Park

Me festën jubilare që po afron, motoçiklistët e Motocross Tirana në bashkëpunim me Qendrën Tregtare City Park ftojnë të gjithë të apasionuarit pas motorëve dhe makinave të festojnë së bashku

këtë të Shtunë datë 17 Nëntor në City Park Tirana

Gara për Makina e para starton në ora 11:30 e dyta 13:30

Gara me Supermoto e para starton në ora 12:30 dhe e dyta 14:30

Regjistrimi dhe Provat e lira bëhen ditën e Premte dt 16 Nëntor nga ora 12:00 deri në orën 16:00. Regjistrimet kushtojnë Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

1 Koment

GËZUAR 5 VJETORIN E THEMELIMIT STEELWINGS M.C.

Me fillimin e festës jubilare të nëntorit për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, komuniteti i motoristëve shqiptarë këtë nëntor ka edhe një festë të veçantë: 
Më 10 Nëntor 2007 çeli dyert Motorklubi dhe Motorbari i parë në Shqipëri
STEELWINGS M.C. ALBANIA

Nga një grup i vogël prej shtatë të apasionuarve pas motorëve Harley, të cilët përveshën mëngët dhe çelën motorbarin e parë për motoristë në Shqipëri në Rrugën Vaso Pasha tek blloku në Tiranë, sot Steelwings M.C.

Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

Lini një koment