Arkiv për kategorinë Bikers for Christ MM / KISHA E MOTORISTËVE

GËZUAR VITIN E RI 2013

Për Motrat dhe Vllezërit motoristë…

Viti i Ri 2013 Kisha e Motoristëve lowres

Qoftë për ju një vit i mbarë 2013’ta që po vjen, një vit me shpëndet të mirë, me suksese në çdo iniciativë, me motorra të rinj dhe rrugë të gjata me shoqëri e serbatorë përplotë…
…por më shumë se të gjitha këto, Krishti Jezus u zmadhoftë në zemrat tona, ndërsa ne zvogëlohemi në vetvete!
ZOTI JEZUS NDRIÇOFTË RRUGËN BRENDA JUSH
NË 2013 ÇDO DITË!
<><

youtube to mp3

Lini një koment

MUND TË BËJ GJITHÇKA ME MOTOR PËR 100 VJETORIN E PAVARËSISË O SHQIPËRI!

Në këtë sezon jubilar festimesh për 100 vjetorin e shpalljes së mosvarjes (siç e thanë në deklaratë) të Shqipërisë së bërë më vete, atdhetarë nga të gjitha trevat e me mënyrat nga më të ndryshme po e festojnë lirinë e plotë dhe të pjesshme të shqiptarisë. Po kështu disa motorklube dhe grupe motoristësh shqiptar anembanë Evropës me motorët e ndezur po valëvisin flamurin kuqezi me zemër për kombin, vëlladashurinë dhe rendjen në motor.

Dhe ky është në fakt edhe përkufizimi i shpirtit të një motoristi të vërtetë:

Me motorin që kam mund të bëj gjithçka, mund të fluturoj kudo që më çon serbatori i mbushur me karburant, mund të rend derisa ngrysja e fuqive të mia t’më zërë në lodhje… Që të nesërmen t’i përvishem timonit të motorit për rrugë prap me veten apo me grupin. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

Lini një koment

Ekzibicion Motokrosistësh në 22-23 Shtator në Sheshin Nënë Tereza, Tiranë

Ndoshta ua ka zënë syri tashmë nëpër rrugët e Tiranës disa postera dhe automjete reklamuese si edhe në televizion një lajmërim si ky më poshtë:


datë 22 dhe 23 shator e gjithë fundjava në sheshin Nënë Tereza në Tiranë do të jetë e mbushur dhe e gjallë nga një festë shumë e veçantë, me muzikë live, argëtime dhe me sporte ekstreme motokrosistësh:
Ejani të kalojmë një kohë së bashku në TiranaFest!

E veçanta e këtij aktiviteti për motoristët janë dy motokrosistët amerikan  Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

1 Koment

Ç’ndodhi me Motorin që u Vodh?

DITARI I MOTOÇIKLISTËVE nëpërmjet editorit të saj,
ka privilegjin të ftoj në një takim modest të gjithë motoristët që kanë dëshirë të festojnë me vllezër të krishterë në: 

Çfarë ndodhi me motorin që u vodh? Do ta mësojmë tek mesazhi i takimit Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

,

Lini një koment