Arkiv për kategorinë nga Realbikers M.C. Gjilan

Hapet Motorbari REALBIKERS në Gjilan


dhe njëlloj tradita vazhdon sërish…

Që nga data 1 Mars 2011 hap dyert motorbari më i ri për motoristë në qytetin e Gjilanit. Në vazhdim të traditës së promovimit dhe zhvillimit të sportit të motoçiklizmit, “Shoqata e Motoçiklistëve të Kosovës REALBIKERS” e themeluar në Prill të 2009, por mbartëse e këtij sporti të vjetër në këtë qytet, vazhdon traditën në këtë zonë të Kosovës duke çelur këtë vit një motorklub për të gjithë motoristët dhe të apasionuarit pas motorëve. Realbikersat janë kryesisht motoristë të motorave sportiv (të shtrirë) por mirëpresin çdo motorist në motorbarin e tyre.

Në përurimin e hapjes së këtij motorbari ishin të pranishëm drejtues lokalë të Gjilanit, motoristë nga klube të ndryshme të rajonit, dhe përfaqësues të medias. Motorklubi ndodhet pranë Stadiumit të qytetit në kompleksin e Qendrës Tregare.

Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

2 Koment