Arkiv për kategorinë artikuj

Ekzibicion Motokrosistësh në 22-23 Shtator në Sheshin Nënë Tereza, Tiranë

Ndoshta ua ka zënë syri tashmë nëpër rrugët e Tiranës disa postera dhe automjete reklamuese si edhe në televizion një lajmërim si ky më poshtë:


datë 22 dhe 23 shator e gjithë fundjava në sheshin Nënë Tereza në Tiranë do të jetë e mbushur dhe e gjallë nga një festë shumë e veçantë, me muzikë live, argëtime dhe me sporte ekstreme motokrosistësh:
Ejani të kalojmë një kohë së bashku në TiranaFest!

E veçanta e këtij aktiviteti për motoristët janë dy motokrosistët amerikan  Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

1 Koment

Motoçiklistët për Dhurimin e Gjakut, Sërish Edhe Këtë Vit në Tiranë

Duke e bërë tashmë traditë për të dytin vit rradhasi
këtë të DIELË, 15 KORRIK 2012 ora 20:00
Klubi i Motoçiklistëve STEELWINGS M.C. ALBANIA

Fton të gjithë motoristët në
TAKIMI I MOTOÇIKLISTËVE PËR DHURIMIN E GJAKUT
tek Parku Rinia përballë Hotel Dajtit

Edhe këtë vit në bashkëpunim me Shoqatën “Organizata Shqiptare e Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut” dhe Motorklubit Steelwings eja edhe ti me motorin për të dhënë kontributin tënd duke dhuruar gjak vullentarisht ose duke qenë i pranishëm për shtresat në nevojë që ndodhen të shtruar në spitale.

Shumë njerëz kanë nevojë për ty, të sëmurë ose të aksidentuar që nuk i njeh, por ndoshta një ditë një i afërm ose vetë ti do të kesh nevojë për gjak.

Për fat të keq Shqipëria është i vetmi vend në Evropë në të cilin ekziston ende praktika e “Dhurimit” të gjakut me pagesë, dhe i mungesës së theksuar të gjakut të sigurt për spitalet dhe të sëmurët që kanë nevojë për të. Krahas nismave të shumta që ka kryer Shoqata “Organizata Shqiptare e Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut” që nga viti 2005 për të sensibilizuar Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

Lini një koment

Motoçiklistët serb largohen nga Kosova pa incidente

Publikuar në Gazetën Tema, 2/7/12

Policia e Kosovës thotë se motoçiklistët që kishin ardhur nga Serbia në pjesën veriore të Kosovës, deri në mëngjes janë larguar nga Kosova dhe nuk është shënuar asnjë incident.

Ky grup kishte ardhur mbrëmë vonë në Kosovë dhe thoshte se do të mbante koncert. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

Lini një koment

Tiranë, Bllokohen Motorët pa Dokumenta dhe Kokore

Publikuar në gazetën Balkanweb online – 28 Qershor 2012

TIRANË- Çiklomotorët janë kthyer në një problem për rrugët urbane të kryeqytetit, sidomos për shkak të numrit të lartë të aksidenteve ku janë të përfshira këto mjete motorike. Dy ditë më parë një 32-vjecar gjeti vdekjen si pasojë e mungesës së kokores mbrojtëse, pasi u përplas me një mjet në qendër të Tiranës. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

1 Koment

Motori H-D që Lundroi Oqeanin Paqësor, së Shpejti do t’i Kthehet të Zotit në Japoni

Burimi nga Gazeta “The Canadian Press”
6 Maj 2012.

Në foto Ralph Tieleman (majtas) duke ndihmuar pronarin e dyqanit të motorave që të sjellin në vete këtë Harley i cili u gjet në brigjet e ishullit Graham të Kanadasë në Prill të  2012’ës

E çuditshme por e vërtetë. Ky Harley Davison Night Train i 2004’ës u rrëmbye dhe u shty nga dallgët e mëdha të tsunamit që goditi vitin e kaluar brigjet e Japonisë, dhe ishte një ndër dëmet që i ndodhën popullit dhe të zotit japonez të këtij Harley.

Pasi ky motor lundroi në oqeanin Paqësor për mbi një vit, më në fund u gjend nga Peter Mark në prill të 2012’ës në brigjet perëndimore të Kanadasë, në plazhin Guai Haanas (Gwaii Haanas) të ishullit Graham. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

Lini një koment

Harley Davidson: Thonë se me një “Harley” ndjehesh në paqe, të gjitha streset të largohen

Orkidea në Albanian Screen TV: Emisioni i datës 21 Shkurt 2012

Nëse i keni parasysh ata që kanë një “Harley,” ju e kuptoni vërtetë që nuk bëhet fjalë për një motoçikletë, por për një mënyrë të jetuari. Thonë se me një “Harley” ndjehesh çuditërisht në paqe: të gjitha streset, ankthet dhe zhgënjimet largohen si me magji, ndërsa bëhesh një me bukurinë e çastit. Së paku kështu shprehet një nga zotëruesit e “Harley’t.” Dhe nuk mund të habitemi: Brixhit Bardo, Elvis Presli, Arnold Zhvarceneger, Bill Klinton,.. të gjithë ishin të apasionuar pas motorave Harley. Madje Elvis Presli, kishte dy të tillë. 
Por, sesi ndihen tamam, le të dëgjojmë më mirë nga të ftuarit tanë në studio, një grup motoçiklistësh “Harli Davidson,” motoklubin Steelwings MC Albania.

Klikoni figurën e mëposhtme të emisionit:

Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

,

Lini një koment

Garazhi është Bosh, Motori u Rindez e po Rend Rrugët!…

GËZUAR PËRZEMËRISHT FESTËN E PASHKËS
TË GJITHË MOTORISTËVE TË KRISHTERË!

A të ka rastisur, nëse ke motor me të cilin lëviz dhe e do shumë, të të prishet një ditë të bukur e mos të kesh mundësi ta nxjerrësh për xhiro jashtë nga garazhi? Fatëkeqësisht mua më ka ndodhur, dhe më pati ngelur për një kohë të gjatë i bllokuar në garazh nga një problem elektrik që shkaktonte mos ndezje të motorit. Por më pas arrita ta rregullojë dhe tani lëviz me të për bukuri. Çfarë gëzimi kur rindizet, është sikur risillet në jetë dhe bëhesh prap me motor! Në një mënyrë thuajse të ngjashme u ndjen edhe dishepujt e Jezusit të dielën kur morrën vesh se mësuesi dhe Zoti i tyre ishte RINGJALLUR pas një ekzekutimi të tmerrshëm në publik. Por ringjallja e Tij ishte edhe më e rëndësishme për t’u gëzuar. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

Lini një koment

Hapet Motorbari REALBIKERS në Gjilan


dhe njëlloj tradita vazhdon sërish…

Që nga data 1 Mars 2011 hap dyert motorbari më i ri për motoristë në qytetin e Gjilanit. Në vazhdim të traditës së promovimit dhe zhvillimit të sportit të motoçiklizmit, “Shoqata e Motoçiklistëve të Kosovës REALBIKERS” e themeluar në Prill të 2009, por mbartëse e këtij sporti të vjetër në këtë qytet, vazhdon traditën në këtë zonë të Kosovës duke çelur këtë vit një motorklub për të gjithë motoristët dhe të apasionuarit pas motorëve. Realbikersat janë kryesisht motoristë të motorave sportiv (të shtrirë) por mirëpresin çdo motorist në motorbarin e tyre.

Në përurimin e hapjes së këtij motorbari ishin të pranishëm drejtues lokalë të Gjilanit, motoristë nga klube të ndryshme të rajonit, dhe përfaqësues të medias. Motorklubi ndodhet pranë Stadiumit të qytetit në kompleksin e Qendrës Tregare.

Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

2 Koment

Me një Harley në Vendin e Shqiponjave

Me një Harley në Vendin e Shqiponjave

Artikull i botuar në revistën FREE PRESS, faqe 26-27, datë 26 Shkurt 2011.

Prej më shumë se një viti në Tiranë është hapur dyqani Harley-Davidson. Gjiganti botëror i prodhimit të motoçikletave ka hapur tashmë dyqanin e tij të autorizuar edhe në vendin tonë. Të gjithë të pasionuarit pas motoçikletave mund të gjejnë gjithçka që dëshirojnë: motoçikleta, veshje për motorë, pjesë këmbimi dhe aksesorë të shumtë. Menaxheri i dyqanit të Harley-Davidson, Roden Serani, na shpjegon për ideimin, krijimin dhe mënyrën se si funksionon dyqani që ai drejton, i cili ndodhet pranë rreth-rrotullimit të Doganës në Laprakë.

Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

2 Koment

Ledi Muka, Një Ushtarake Harliste

LEDI MUKA, NJË USHTARAKE ME “HARLEY DAVISON”
Botuar në Gazeta PANORAMA, 27 Qershor 2010
nga Sonila Merolli

Teksa nis rrëfimin mbi pasionin e saj, një ‘vogëlushe’ e re e parkuar para lokalit të motoristëve ja tërheq vëmendjen. Megjithatë arrin të vetëpërmbahet e nis të tregojë për pasionin e saj për motorët e stërmëdhenj, “Harley Davidson”. Për pak Ledi Muka feston 32-vjetorin e lindjes, por ndryshe nga femrat e tjera që do të shqetësoheshin për moshën, shqetësimet e saj nisin e bitisin tek “Road King ” apo “mbreti i rrugës”, motor që nuk e ndërron me asgjë në botë. Prej disa vitesh ajo bën pjesë tek shoqata e Harley-stave, edhe pse si suport. Për këtë shkak ka edhe nga ata që e shohin shtrembër, aq më tepër kur profesioni i saj është ushtarake pranë Qendrës së Koordinimit për Mbështetjen e Vendit Pritës, kërkon disiplinë. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

Lini një koment